Vulin nuk lejohet të shkojë në Shtërpcë

Aleksandar Vulin s'është lejuar të vizitojë Shtërpcën, për të marrë pjesë në hapjen teleferikut në Brezovicë. Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare që të ndikojë te organet vendore që të hiqen këto ndalesa për zyrtarët serbë.

Lajme

26/01/2014 12:32

Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovë ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë për t’i mundësuar Ministrit Aleksadar Vulin që të vizitojë Shtërpcën, që të marrë pjesë në hapjen teleferikut në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.

“I kemi bërë me dije EULEX’it që Ministri Vulin nuk ka marrë leje që shkojë të dielën në Kosovë dhe me këtë vazhdon ‘politika e qyteteve të ndaluara’. Si mund ta quajmë ndryshe këtë praktikë e cila ekziston në vende të Kosovës ku serbët dhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë nuk mund të shkojnë”.

Në komunikatën e Zyrës për Kosovën, bëhet e ditur se kjo është hera e pestë që Vulin nuk lejohet të hyjë në Shtërpce.

“Ndalesa e fundit si dhe linçimi i besimtarëve serbë që të hyjnë në Gjakovë gjatë krishtlindjeve, është një mesazh i qartë se çfarë mund të ndodhë në Kosovë nëse bashkësia kombëtare do të zvogëlonte prezencën e saj”.