Vulin kundërshton Enver Hoxhajn

Aleksandar Vulin ka hedhur poshtë akuzat e Ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj se shteti serb qëndron prapa sulmeve në Veri më 3 nëntor. Sipas tij, këto akuza i ka bërë vetëm Hoxhaj dhe partia e Kostunicës.

Lajme

12/11/2013 08:49

Ministri pa Portofol i Qeverisë së Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin paralajmëroi se në ditët e ardhshme do të dihen emrat e atyre që janë përgjegjës për trazirat në Mitrovicën e Veriut në ditën e zgjedhjeve lokale më 3 nëntor.

“Pa takimit të Byrosë për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë janë marrë masa konkrete dhe pas disa ditëve, gjithsesi para zgjedhjeve, do të dihen emrat e njerëzve kush çka ka bërë”, ka thënë Vulin për RTS.

Ai ka thënë se “vetëm (Ministri i për Punë të Jashtme i Kosovës) Enver Hoxhaj dhe Partia Demokratike e Serbisë (e Vojislav Kostunicës) kanë akuzuar Serbinë për këto trazira”, ndërsa këto akuza i cilësoi si “marrëzi”.

Ai ka thënë se nuk pret që të përsëriten incidentet më 17 nëntor, ditën kur do të përsëriten votimet në tri vendvotimet e sulmuara ditën e zgjedhjeve.

Sipas tij, tashmë është i qartë për të gjithë sfondi i bojkotuesve të zgjedhjeve dhe se “Hoxhaj dhe fushata e bojkotit mendojnë njëjtë dhe akuzojnë në të njëjtën mënyrë”.