Vuçiqi fut hundët në zgjedhjet lokale të 12 tetorit – bën thirrje që serbët e Kosovës të votojnë për Listën Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference të jashtëzakonshme ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. “Nuk e fshehim që po u bëjmë thirrje qytetarët të votojnë për Listën Serbe,…

Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një konference të jashtëzakonshme ka folur edhe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Kosovë.
Ai u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të votojnë Listën Serbe, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
“Nuk e fshehim që po u bëjmë thirrje qytetarët të votojnë për Listën Serbe, sepse është një listë e përgjegjshme që përfaqëson interesat e popullit serb, e cila nuk i nënshtrohet Kurtit dhe nuk merr urdhra nga ambasada”, deklaroi ai.
Vuçiq përmendi ngjarje, që i përshkroi si sulme me motive etnike ndaj komunitetit serb që kur Albin Kurti, që aktualisht është kryeministër në detyrë i Kosovës, erdhi në pushtet.
Duke folur për Listën Serbe, Vuçiq tha se kjo parti “ka duruar terror që asnjë parti tjetër nuk e ka duruar në kontinentin evropian në historinë moderne, si nga autoritetet shqiptare, ashtu edhe nga të tjerët që i kanë përndjekur vetëm ata”.