Vuçiqi flet për takimin me zyrtarin amerikan që viziton sot Kosovën
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin e këtij vendi, ALeksandar Vuçiq. Rreth takimit të tyre që u zhvillua në Beograd, detaje ka dhënë Vuçiqi me anë të një postimi në Facebook. Ai tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka folur rrethrreth…

Lajme
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin e këtij vendi, ALeksandar Vuçiq.
Rreth takimit të tyre që u zhvillua në Beograd, detaje ka dhënë Vuçiqi me anë të një postimi në Facebook.
Ai tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka folur rrethrreth çështjeve globale, marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së, si dhe situatës në Ballkanin Perëndimor.
“Ne iu referuam konkretisht partneritetit strategjik të Serbisë dhe SHBA-së dhe zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, nga energjia te inteligjenca artificiale, duke theksuar se bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.
“Vura në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.
“Ne ramë dakord që komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë është çelësi për forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e besimit”, shkroi ai.
Mes tjerash, kreu i shtetit serb theksoi se ka falënderuar SHBA-në për siç tha “mbështetjen e vazhdueshme deri më tani për procesin e integrimit evropian të Serbisë”.
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Brendan Hanrahan pritet që sot ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë të shtetit.
Ditë më parë ai në njoftimin në X për vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor tha se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon.