Vuçiqi dhe Bërnabiqi shpallen “persona non grata” në Çaçak
Në një tubim qytetar të mbajtur në qytetin Çaçak të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiq, janë shpallur persona non grata në këtë qytet, ndërsa ish-presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq i është hequr titulli i qytetarit nderi, që i ishte dhënë në vitin 2015. Vendimet janë marrë në një takim…

Lajme
Në një tubim qytetar të mbajtur në qytetin Çaçak të Serbisë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe kryetarja e Kuvendit Ana Bërnabiq, janë shpallur persona non grata në këtë qytet, ndërsa ish-presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq i është hequr titulli i qytetarit nderi, që i ishte dhënë në vitin 2015.
Vendimet janë marrë në një takim publik që, sipas këshilltarit të Kuvendit Komunal të Çaçakut, Dragan Savkoviq, përfaqëson vazhdimin e iniciativave të mëparshme qytetare.
“Ne vetëm e kemi vazhduar atë që e kemi filluar para 20 ditësh, kur në një tubim qytetar e kemi shkarkuar kryetarin e komunës dhe kryetarin e Kuvendit të Qytetit të Çaçakut,” tha Savkoviq për N1.
Si arsye për shpalljen e Vuçiqit dhe Bërnabiqit persona non grata, Savkoviq përmendi “shkatërrimin e institucioneve, rrënimin ekonomik të vendit dhe përçarjet në shoqëri”, ndërsa në rastin e Bërnabiqit, theksohet mbështetja e saj për nxjerrjen e litiumit.