Vuçiqi bën si i interesuar për zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit: Kosova bëri gjithçka për të na akuzuar, nuk ia arriti
Në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksansder Vucic. Sipas tij, Kosova ka bërë gjithçka për ta akuzuar Beogradin zyrtar për vrasjen e Ivanoviqit, megjithatë thotë se “nuk i ka arritur”. Vuçiq duke improvizuar si i interesuar për zbardhjen e vrasjes, ka thënë se është i bindur që kjo…
Lajme
Në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ka folur edhe presidenti i Serbisë, Aleksansder Vucic. Sipas tij, Kosova ka bërë gjithçka për ta akuzuar Beogradin zyrtar për vrasjen e Ivanoviqit, megjithatë thotë se “nuk i ka arritur”.
Vuçiq duke improvizuar si i interesuar për zbardhjen e vrasjes, ka thënë se është i bindur që kjo vrasje do të hetohet plotësisht, meqë s’ka krime të përsosura dhe se asgjë s’mund të fshihet.
“Më vjen keq që nuk na dhanë ekspertizën mjeko-ligjore që kërkuam nga të huajt, në mënyrë që të mund të jepnim prova për të gjitha përfundimet që arritëm, si u organizua dhe pse u organizua”, ka thënë Vuçiq për Tv Pink.