Vuçiq: Unë ofroj dialog, jo zgjidhje për Kosovën
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq sot ka qartësuar nisma e tij për "dialogun e brendshëm" për çështjen e Kosovës. Ai tha se është vetëm dialog, pasi ai nuk ofron asnjë zgjedhje.

Lajme
Sipas tij, se shumica e njerëzve në Serbi koncentrohen në atë se çka i pëlqen më së shumti popullit, “e jo në ato gjëra që na nevojiten”, shkruan B92.
Po ashtu ai ka deklaruar se sot nuk do të kishin financa të qëndrueshme, Ligj të Punës, ekonomi stabile, po të kishte bërë ai “vetëm atë që i pëlqen njerëzve”, transmeton lajmi.net.
Vuçiqi mes tjerash ka thënë, se Serbi si në vend i normal duhet të mendoj për zgjedhjen e problemeve me formën me të mirë siç është dialogu.
Presidenti serb, tha se përmes dialogut të brendshëm nuk është se ofron zgjidhje, por vetëm dialog, duke pasur parasysh se dialogu gjithmonë sjell diçka të mirë. /Lajmi.net/