Vuçiq thyen heshtjen, zbulon detaje nga takimi me këshilltarët e kancelares Merkel

Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë në lidhje me takimin me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Lajme

12/03/2019 13:15

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar për herë të parë në lidhje me takimin me këshilltarët e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Vuçiq mbajti një takim mbrëmë me Jan Hecker dhe Matthias Leuttenberg të cilët udhëtuan për në Beograd pas vizitës në Prishtinë.

Fillimisht nuk pati asnjë njoftim zyrtar e as deklaratë për media, por Vuçiq më në fund është deklaruar në lidhje me takimin e zhvilluar.

“Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën sepse me të nuk bisedojmë”, deklaroi Vuçiq për mediat serbe, transmeton lajmi.net. Ai po ashtu ka bërë të ditur se zyrtarët gjermanë kërkuan nga Kosova heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, por ai nuk pret që të merret një vendim i tillë.

“Pres që gjatë prillit të ketë përpjekje dhe lëvizje nga Bashkimi Evropian në mënyrë që gjërat në terren të ndryshojnë”, theksoi ai. /Lajmi.net/