Vuçiq thotë se nuk ka frikë nga ardhja e Sheshelit
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë se sa të merret me ardhjen e ultra-nacionalist serb Vojislav Sheshel nga paraburgimi në Hagë.
Lajme
Ardhja e Vojislav Sheshelit në Serbi dhe kërcënimet e tij ndaj pushtetarëve serb, duket se nuk i kanë bërë përshtypje kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai ka thënë se ka gjëra më të rëndësishme për të bërë, se të merret me ardhjen e ultra-nacionalistit serb, Vojislav Sheshel nga paraburgimi në Hagë.
Më tej ai u shpreh se nuk ka frikë nga rikthimi i Sheshel dhe se nëse dikush nga partia e tij dëshiron të largohet e ka derën e hapur.
Vuçiq ka deklaruar se populli serb ka ndryshuar dhe nuk është më ai si në vitet ’90. Kryeministri serb ka theksuar se ka gjëra shumë më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë. “I pa kënaqur që disa nuk marrin poste në qeveri. Kështu mund të tregohet fytyra e të gjithëve”- është shprehur Vuçiq.
Ai tha se ardhja e Sheshelit tregoi se në Serbi, ka një tendosje e popullit që ka mbetur në vitet nëntëdhjetë, të ashtuquajturit nacionalistë, sipas tij ata ende jetojnë me të njëjtat rregulla dhe nuk e mendojnë si të arsyeshme anëtarësimin e Serbisë në BE.
Por sipas kryeministrit serb, Vuçiq, ky është vetëm një numër fare i vogël njerëzish.