Vuçiq thotë se kanë diskutuar për të “gjitha aspektet e bashkëpunimit bilateral” me Macron: U dakorduam për takim në prill

Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar në muajin prill. Në njoftimin e bërë, Vuçiq tha se me Macronin “folën për gjithçka”, teksa e përshkroi si “bisedë shumë të mirë”. “Bisedë shumë e mirë me presidentin Emmanuel Macron. Ne folëm…

Lajme

30/03/2025 23:11

Pas bisedës telefonike që pati me presidentin francez Emanuel Macron, presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se ata ranë dakord për t’u takuar në muajin prill.

Në njoftimin e bërë, Vuçiq tha se me Macronin “folën për gjithçka”, teksa e përshkroi si “bisedë shumë të mirë”.

“Bisedë shumë e mirë me presidentin Emmanuel Macron. Ne folëm për gjithçka. Aspektet e bashkëpunimit dypalësh mes Francës dhe Serbisë, por edhe rrugën evropiane të vendit tonë. Ne të dy theksuam rëndësinë që të përmirësojmë më tej marrëdhëniet tona dhe në përputhje me rrethanat ramë dakord të takohemi në prill të këtij viti”, ka shkruar Vuçiq.

“Besoj se miqësia dhe partneriteti me Francën sjell përfitime të mëdha për qytetarët e Serbisë”, shtoi ai.

Për këtë bisedë është deklaruar edhe presidenti i Francës Mcron, i cili u shpreh se dëshira e tij është që ta shohë Serbinë duke përparuar drejt rrugës europiane.