Vuçiq thërret mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka caktuar seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Lajme

24/02/2022 10:12

Seanca e Këshillit të Sigurisë Kombëtare pritet të fillojë në orën 13:00, menjëherë pas takimit që Vuçiq do të ketë me ambasadorët e Quintit.

Pas seancës së Këshillit, në ora 15:00 është caktuar mbledhja e Qeverisë ku Vuçiq do t’u drejtohet anëtarëve të ekzekutivit serb, raporton Tanjug.

Vuçiq tha të mërkurën nga Madridi se në 48 orët e ardhshme do t’i përgjigjet kërkesave të BE-së për harmonizimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së në lidhje me Rusinë.

Sipas tij Serbia është në një situatë shumë të vështirë dhe është nën presion të madh për t’u anëtarësuar në BE dhe për të dënuar lëvizjet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë, si dhe për të kërkuar që vendi I tij të vendosë sanksione ndaj Rusisë.