Vuçiq sot në Vatikan: Do të takohem me Papën për ta lutur të mos e njohin Kosovën
Aleksandar Vuçiq fillon sot vizitën zyrtare në Vatikan.
Lajme
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq fillon sot vizitën zyrtare në Vatikan.
Në njoftimin e presidencës serbe, Vuçiq do të pritet nga papa Francis, kurse do të zhvillojë takime edhe me sekretarin e shtetit të Vatikanit dhe kardinalin Pietro Parolin, transmeton lajmi.net.
“Do të shkoj në Vatikan tek papa për ta lutus të mos e njohin Kosovën”, deklaroi së fundmi Vuçiq para gazetarëve në Beograd.
Në delegacionin e presidentit të Serbisë është edhe shefi i diplomacisë, Ivica Daçiq dhe profesori Darko Tanaskoviq, ish ambasador i Serbisë në Vatikan. /Lajmi.net/