Vuçiq: Serbia vazhdon të armatoset, duhet të jemi më të fortë se fqinjët
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimin e armatosjes së vendit të tij pasi, siç u shpreh ai, “duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”. Në një intervistë për TV Pink, ish-ministri i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviq, “ka arsyetuar” armatosjen e shtetit serb.…
Lajme
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar vazhdimin e armatosjes së vendit të tij pasi, siç u shpreh ai, “duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku”.
Në një intervistë për TV Pink, ish-ministri i Informacionit në kohën e Sllobodan Millosheviq, “ka arsyetuar” armatosjen e shtetit serb.
“Sipas ndryshimit të doktrinës së ushtrisë serbe, ne duhet të jemi më të fortë se një pjesë e konsiderueshme e fqinjëve tanë së bashku. Ne nuk e perceptojmë Kroacinë si armike, por po armatosemi seriozisht dhe do të vazhdojmë të armatosim që vitet 1995 dhe 1999 të mos përsëriten”, tha ai duke aluduar për operacionin kroat “Stuhia” dhe bombardimet e NATO-s ndaj forcave okupatore serbe në Kosovë.
Sipas tij, ushtria serbe po armatoset “fuqishëm, shpejt, me efikasitet dhe seriozitet”, por “Serbia nuk do të sulmojë askënd, por edhe askujt të mos i shkojë në mendje të kryejë agresion ndaj saj”.