Vuçiq reagon për të shtënat me armë pranë Parlamentit të Serbisë, e quan “akt terrorist”
Presidenti serb, Aleksandar Vuciq ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri sot para Parlamentit të Serbisë si dhe djegies së një tende të vendosur aty. Vuciq e quajti këtë “akt terrorist”. Ai është larguar nga një takim që po zhvillohej, duke iu referuar ngjarjes si “akt terrorist”. Siç është njoftuar nga Zyra e Presidentit…

Lajme
Presidenti serb, Aleksandar Vuciq ka reaguar pas të shtënave me armë zjarri sot para Parlamentit të Serbisë si dhe djegies së një tende të vendosur aty.
Vuciq e quajti këtë “akt terrorist”.
Ai është larguar nga një takim që po zhvillohej, duke iu referuar ngjarjes si “akt terrorist”.
Siç është njoftuar nga Zyra e Presidentit serb, Vuçiq do të mbajë një fjalim të jashtëzakonshëm për publikun në orën 13:00 në Pallatin e Serbisë.
“Po flas si i pari dhe kërkoj ndjesë që do të më duhet të largohem nga ky takim i mrekullueshëm. Arsyeja është akti terrorist që ndodhi para Parlamentit serb, kështu që do të duhet të merrem me gjëra të tjera”, deklaroi Vuçiq.
Ai po merrte pjesë në një ndarje të granteve.
Ndryshe policia ka arrestuar sot një 70 vjeçar në lidhje me rastin.
Zona përpara Kuvendit është rrethuar me shirit policor, dhe është në proces shuarja e zjarrit që shpërtheu pas të shtënave në një prej çadrave përpara Parlamentit atje./Lajmi.net/
Të shtëna me armë pranë Kuvendit të Serbisë- plagoset një person dhe digjet një tendë