Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

Vuçiq: I kemi dërguar 248 kamionë me ndihma në Kosovë

13:10 | 6 Prill 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se ka dërguar ndihma në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vizituar sot Novi Pazarin duke sjellë 13 respiratorë për të përforcuar betejën e tyre me parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ai në pyetjet e gazetarëve për gjendjen në Kosovë ka thënë se ka dërguar 248 kamionë me ndihma, raportojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

“Atje nuk ka mungesa, jam i kënaqur me faktin se edhe shqiptarët marrin mjellin tonë”, deklaroi Vuçiq.

“Ne pacientët që janë në gjendje më të rëndë i dërgojmë në Nish, Kragujevc ose Beograd. Mundohemi t’u ndihmojmë. Nga Novi Pazari për në Beograd i kemi dërguar 8 shqiptarë pa asnjë letër. Njerëz janë dhe nuk u kemi kërkuar letra, sistemi ynë shëndetsor brengoset për të gjithë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/