Vuçiq gënjeu kur tha se dronët e Kosovës po vëzhgojnë ushtrinë serbe?: Flet ministri Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka hedhur poshtë akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se dronët “Bayraktar” kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe. Ai ka thënë se kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtmin e elementeve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit. “Kapacitetet e Forcës së Sigurisë…

Lajme

04/07/2024 16:33

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka hedhur poshtë akuzat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se dronët “Bayraktar” kanë vëzhguar lëvizjet e ushtrisë serbe.

Ai ka thënë se kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtmin e elementeve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit.

“Kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtimin e elementëve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë. Në këtë aspekt edhe dronët ‘Bayraktar’ si pjesë e sistemit të armatimit… i inventarit të FSK-së është pjesë përbërëse e njësive operacionale të FSK-së dhe ne në kuadër të FSK-së kemi njësinë e sistemeve ajrore pa pilotë që kryen operim me dronët “Bayraktar” dhe normalisht që operimi i tyre bëhet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa pasur synim vëzhgimin e asnjë vendi fqinj dhe pa pasur synim shkeljen e hapësirës ajrore të asnjë vendi”, është shprehur ai.

Ai tutje ka vazhduar se dronët operojnë vetëm mbi qiellin e Kosovës me qëllim të vëzhgimit të terrenit.

“Normalisht bazuar në planin e operimit këta dronë fluturojnë në qiellin e Kosovës gjithmonë pra me synimin që të testohen, të operohet me ta me qëllim të vëzhgimit të terrenit në Republikën e Kosovës”, përfundoi ai./Lajmi.net