Vuçiq e pranon hapur: Serbia nuk do të jetë anëtarë e BE-së derisa të zgjidhen marrëdhëniet me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për siç tha ai, fjalët e arsyeshme dhe qëndrimin e saj mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Lajme

30/09/2021 12:03

Ai theksoi se Serbia është plotësisht e angazhuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të BE-së.

Vuçiq deklaroi gjithashtu se delegacioni serb në Bruksel do të bëjë përpjekje për të arritur një marrëveshje.

“Le të ruajmë paqen dhe të nënshkruajmë më shumë marrëveshje që do të thotë një ekonomi më e mirë për të gjithë ne. Serbia nuk do të jetë anëtarë e BE-së derisa të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën, por ne do të luftojmë që t’i zgjidhim gjërat”, theksoi Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai deklaroi gjithashtu se presidentja e KE-së tha se është vendimtare që të zvogëlohen tensionet dhe që të dyja vendet t’i kthehen dialogut.

“Me mirënjohje për këto fjalë të arsyeshme, dua të ritheksoj se Serbia është plotësisht e përkushtuar në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani”./Lajmi.net/