Vuçiq e fillon vitin me provokime ndaj Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjës

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës. “Mesazhi im për qendrat e pushtetit në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe shpresoj kot, nuk do ta ndërroni qeverinë në Serbi”, ka thënë ai në Instagram. Vuçiq ka thënë…

Lajme

01/01/2025 17:30

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka nisur vitin e ri 2025 me provokime në adresë të Kosovës, Kroacisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës.

“Mesazhi im për qendrat e pushtetit në Zagreb, Sarajevë dhe Prishtinë: Gëzuar Vitin e Ri dhe shpresoj kot, nuk do ta ndërroni qeverinë në Serbi”, ka thënë ai në Instagram.

Vuçiq ka thënë se “një bisedë me amerikanët për energjinë, përfshirë Industrinë e Naftës së Serbisë është planifikuar për nesër.”

“Ne do të luftojmë për të ruajtur energjinë dhe stabilitetin tjetër të Serbisë.”