Vuçiq: Disa po gëzohen që s’do të ketë presion të unifikuar SHBA-BE ndaj nesh për Kosovën, por s’është plotësisht e vërtetë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për ngjarjen që ka ndodhur të premten në Shtëpinë e Bardhë në takimin Zelensky-Trump, për rreshtimin e evropianëve me Zelenskyn dhe për anulimin e takimit në mes të Sekretarit Amerikan, Marco Rubio, me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas që planifikohej të ndodhte në Washington. Vuçiq ka thënë se kjo…

Lajme

01/03/2025 12:20

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur për ngjarjen që ka ndodhur të premten në Shtëpinë e Bardhë në takimin Zelensky-Trump, për rreshtimin e evropianëve me Zelenskyn dhe për anulimin e takimit në mes të Sekretarit Amerikan, Marco Rubio, me kryediplomaten evropiane, Kaja Kallas që planifikohej të ndodhte në Washington.

Vuçiq ka thënë se kjo është një dëshmi që ndasia mes SHBA-së dhe Evropës po rritet dhe se Serbia do të shikojë se si do ta pozicionojë veten në rrethanat e reja.

Kreu i shtetit serb ka përmendur edhe Kosovën, duke thënë se disa në Serbi po gëzohen që tashmë s’do të ketë një presion të unifikuar SHBA-BE ndaj Serbisë për Kosovën, megjithatë ka shtuar se diçka e tillë s’është plotësisht e vërtetë.

“Kjo na tregon se hendeku midis SHBA-së dhe BE-së vetëm sa do të zgjerohet. Në këtë moment, disa këtu po gëzohen, duke e konsideruar të mirë që “”ariu ka filluar të kërcejë para derës së tyre”” dhe se nuk do të ketë më presion të unifikuar ndaj nesh për shkak të Kosovës. Por kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë,” , ka deklaruar Vuçiq.