Vuçiq anulon takimet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi takimet e sotme me ambasadorët, njoftoi Shërbimi për Shtyp i Presidentit.

Lajme

28/09/2021 08:51

Duhet të kujtojmë se Vuçiq duhej të takohej sot me Ambasadorin e Federatës Ruse, Alexander Bocan-Kharchenko, dhe më pas me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Chen Bo, njoftojnë mediat serbe, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i Shërbimit për Bashkëpunim me Media të Presidentit të Serbisë nuk e ka deklaruar arsyen e anulimit të takimeve, por është shtuar se mediat do të informohen për datat e reja më vonë. /Lajmi.net/

Lexo edhe: 

“Duhet të luftojmë”/ Vuçiq ndez serbët në Instagram duke bën thirrje të çuditshme për gjendjen në veri