Vuçeviq: Tërheqja potenciale e ShBA-së nga KFOR-i do t’i ndërlikonte kushtet e sigurisë në Kosovë

Kryeministri në detyrë i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë të premten në Sarajevë se një tërheqje potenciale e ShBA-së nga KFOR-i do t’i bënte kushtet e sigurisë në Kosovës “komplekse”. I pyetur nga gazetarët për të komentuar raportet e mediave gjermane se trupat amerikane do të tërhiqen nga baza e Kampit Bondsteel në Kosovë, Vuçeviq…

Lajme

21/02/2025 18:35

Kryeministri në detyrë i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë të premten në Sarajevë se një tërheqje potenciale e ShBA-së nga KFOR-i do t’i bënte kushtet e sigurisë në Kosovës “komplekse”.

I pyetur nga gazetarët për të komentuar raportet e mediave gjermane se trupat amerikane do të tërhiqen nga baza e Kampit Bondsteel në Kosovë, Vuçeviq u përgjigj se një dalje e mundshme e ShBA-së nga KFOR-i varet nga një vendim i presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij dhe vuri në dukje se Serbia do të vëzhgonte situatën, raporton “Tanjug”.

“Kjo mund t’i bëjë të ndërlikuara kushtet e sigurisë në Kosovë, dhe të gjitha zhvillimet gjeopolitike në lidhje me Ukrainën si dhe marrëdhëniet mes partnerëve të NATO-s, të gjitha kanë ndikim”, tha Vuçeviq pas një takimi me mitropolitin ortodoks serb, Hrizostom të Dabar-Bosnjës.

Ai vuri në dukje se, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, KFOR-i ishte përgjegjës për sigurimin e sigurisë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe, veçanërisht, për popullatën serbe, dhe shtoi se një skenar ku Forca e Sigurisë së Kosovës do të zëvendësonte KFOR-in në komunitetet serbe do të ishte absolutisht i papranueshëm.

“Për ne, kjo është shumë e rrezikshme, dhe ne nuk e dimë nëse Amerika do t’i rialokojë forcat e saj të armatosura në Evropë. Ne do të vëzhgojmë situatën për të vlerësuar se çfarë do të thotë kjo për sigurinë e Republikës së Serbisë dhe serbëve në Kosovë”, tha Vuçeviq.