Vuani nga pagjumësinë? Ja ushqimet që duhet t’i evitoni

Nëse vuani nga pagjumësia, këto ushqime mos i konsumoni gjatë mbrëmjes:

Lifestyle

16/03/2018 18:22

– Drithërat

Drithërat e përpunuara përmbajnë sheqerna ose shurup, të cilat ua largojnë gjumin.

– Djathi

Djathi i vetëm që mund të konsumoni në mbrëmje është mozarella. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

– Çokollata

Çokollata përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine,e cila rrit shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

– Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë

Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë.

– Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumimit të tyre.