Vserlo tallet me klikimet e Gjestit dhe Egli Takos

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Vserlo, ka reaguar në InstaStory për këngën e re të Gjestit “Veshu ndrequ”, e cila kaloi mbi një milion klikime për vetëm 24 orë. Ai ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre shifrave, duke shtuar se klikimet janë të blera. Ish-konkurrenti ka bërë krahasime të drejtpërdrejta me artistë…

ShowBiz

02/06/2025 18:13

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Vserlo, ka reaguar në InstaStory për këngën e re të Gjestit “Veshu ndrequ”, e cila kaloi mbi një milion klikime për vetëm 24 orë.

Ai ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e këtyre shifrave, duke shtuar se klikimet janë të blera.

Ish-konkurrenti ka bërë krahasime të drejtpërdrejta me artistë ndërkombëtarë si Miley Cyrus dhe Ava Max, duke theksuar se ato kanë më shumë ndjekës, por më pak klikime në këngët e tyre.
“Vjen një Gjest me 100 mijë subscribers të blerë kap 1.5 milionë për një ditë”, ka shkruar ai.
“Po e postoj këtë për t’ju hapur sytë, se më keni lodhur çdo ditë duke më bërë tag me llogari false për famën imagjinare dhe playback-un e këtij njeriu që nuk di as të këndojë. Që jeni popull dele e kemi marrë vesh, por të paktën jini dele që ndjekin logjikën dhe forcën e gravitetit! Budallenj!”, tha ndër të tjerash ai.

Ai nuk ndalet me kaq dhe thumbon edhe këngëtaren Egli Tako për klikimet në projektin e saj më të fundit.

“Ja dhe kjo, deri nesër shkon 20 milionë pa frikë”, shtoi mes tjerash ai.