Vrsaljko mund të kalojë te Olimpiacos

Anësori i Atletico Madrid, Sime Vrsaljko është afër transferimit te klubi grek Olimpiacos.

Sport

18/06/2022 23:24

Vrsaljko do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Atletico Madrid këtë verë.

Kroati nuk ka marrë ofertë nga ‘Rojiblancos’ për vazhdim të mëtutjeshëm në ‘Wanda Metropolitano’.

Sipas ‘AS’ Vrsaljko mund të transferohet te Olimpiacos, përcjell lajmi.net.

Klubi grek i kanë ofruar anësorit një kontratë trevjeçare.

Vrsaljko u transferua te Atletico Madrid në sezonin 2016/2017 nga Sassuolo dhe pas dy sezonesh, ai u largua në huazim te Interi për t’u kthyer sërish në 2019/2020.

Nën drejtimin e Diego Simeones, ai ka luajtur gjithsej 70 ndeshje./Lajmi.net/