Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët mes forcave të SHBA-së, Somalisë dhe Kenisë, për të larguar militantët e al-Shabab nga ajo zonë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shprehur ngushëllimet për familjen e ushtarit të vrarë.
Gjatë këtij operacioni ushtarak janë plagosur edhe pesë ushtarë të tjerë.
Që prej vitit të kaluar, SHBA ka rritur mbështetjen për Qeverinë somaleze dhe ka rreth 20 mijë ushtarë të vendosur atje.
Militantët e al-Shabab dëshirojnë që të rrëzojnë Qeverinë qendrore dhe të krijojnë një shtet islamik.