Vritet një shqiptar në Spanjë

Një emigrant shqiptar në Spanjë është vrarë me armë zjarri.

Lajme

05/09/2018 13:11

Lajmi bëhet i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Reus të provincës Tarragona në Katalonjë.

Pas mesnate, rreth orës 00:45 të ditës së sotme, banorët vendas njoftuan policinë se kishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Kur shkuan në vendngjarje, autoritetet gjetën të shtrirë në tokë një person, i cili pas verifikimeve rezultoi të jetë me origjinë shqiptare.

Emri i tij nuk është bërë i ditur nga mediat spanjolle, por viktima është rreth 43 vjeç. Ai kishte disa plagë në trup të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Policia spanjolle ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e këtij krimi dhe për të identifikuar autorin e vrasjes së shqiptarit, shkruan syri.net.