Vritet një person në Shalë të Lipjanit
Një banor i fshatit Shalë nga Komuna e Lipjanit, ka humbur jetën pas plagëve të marra të shkaktuara nga arma zjarri. Ndërkaq, sipas Policisë së Kosovës, dy persona të dyshuar për këtë rast janë dërguar në mbajtje.

Lajme
Një person nga fshati Shalë i Lipjanit, ka humbur jetën pas plagëve të marrë nga armë zjarri.
Siç njofton policia e Kosovës, viktima ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Policia ka njoftuar se i dyshuari për këtë rast është arrestuar i cili, po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkaka të gjendjes jo të mirë që ka pasur pas rastit të ndodhur.
“Viktima ishte dërguar në QKMF-Drenas dhe më pas është dërguar në QKUK ku nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Ndërsa, i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor në QKUK pasi që ishte i shqetësuar-tronditur lidhur me rastin e ndodhur, më pas i njëjtit është arrestuar”.
“Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar revolen prodhim ‘Çekosllovak’, trembëdhjetë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një karikator, dhe një gëzhojë”.
“Arma e konfiskuar, dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast. Po ashtu, edhe babai i të dyshuarit, është arrestuar pasi që arma ishte pronë e tij dhe ndaj tij është hapur rast “Posedim i paautorizuar i armës”.
“Me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësiti përkatës policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.