Vritet një grua në Pejë

Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar se një grua është vrarë në Pejë nga bashkëshorti i saj. Ndërsa rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. “Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku…

Lajme

16/04/2024 09:33

Sot në orët e para të mëngjesit është raportuar se një grua është vrarë në Pejë nga bashkëshorti i saj.

Ndërsa rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi. /Lajmi.net/