Vritet Mohammed Sinwar, kreu i Hamasit për Gaza – njofton Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një seancë parlamentare ka njoftuar se kreu i Hamasit për Gaza, Mohammed Sinwar është vrarë. Izraeli kishte shënjestruar Sinwarin në një sulm ajror në një spital në Gazën jugore më 12 maj, transmeton lajmi.net Sinwar ishte vëllai më i vogël i ish-kreut të Hamasit, Yahya Sinwar, organizatorit të sulmit…

Bota
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një seancë parlamentare ka njoftuar se kreu i Hamasit për Gaza, Mohammed Sinwar është vrarë.
Izraeli kishte shënjestruar Sinwarin në një sulm ajror në një spital në Gazën jugore më 12 maj, transmeton lajmi.net
Sinwar ishte vëllai më i vogël i ish-kreut të Hamasit, Yahya Sinwar, organizatorit të sulmit terrorist të 7 tetorit. Sinwar i vjetër u vra në një shkëmbim zjarri me ushtarë izraelitë vitin e kaluar në jug të Gazës./lajmi.net/