Vritet lideri jemenas i Al Kaedës nga një sulm amerikan me dron
Lideri i degës jemenase të Al Kaedës, Naser al Vahishi është vrarë gjatë një sulmi të një fluturakeje amerikane pa pilot në qytetin Mukala, publikuan mediet gjermane, duke iu referuar burimeve lokale të afërta me rrjetin terrorist.
Bota
Naser al Vahishi, i cili lindi në Abian, Jemenin Jugor, dikur ka qenë luftëtar i afërt i themeluesit të Al Kaedës, Osama bin Laden. Ai është takuar me liderin e rrjetit terrorist në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar në Afganistan dhe është bërë sekretar i tij personal.
SHBA-ja e konsideron degën jemenase të Al Kaedës si më të rrezikshmen.