Vritet biznesmeni serb, në qendër të Beogradit (Foto/Video)
Bashkëpronari i i auto-taksive “Pink Taksi”, Teodor Gaçshe është gjetur sot i vrarë në rrugën Kozarçeva në Beograd.

Lajme
Sipas medieve serbe, ai besohet të jetë qëlluar me pistoletë me selenciator, fillimisht me dy plumba në shpinë e më pas edhe me dy plumba të tjerë në kokë, transmeton lajmi.net.
Policia trupin e tij e ka gjetur në rrugë, 50 meta larg kafiterive të lagjes, ku ka një numër të madh të shtëpive të banimit.
Pran trupit është gjetur edhe çanta e tij e krahut.
Vrasja raportohet të ketë ndodhur sot pasdite rreth orës 15 e 30 minuta. (lajmi.net)
