Vriten 20 ushtarë irakian në Mosul
Militantët kanë vrarë 20 ushtarë irakian, pas një sulmi afër bazës së tyre në qytetin verior të Mosul-it.

Bota
Shumica e ushtarëve ishin qëlluar me armë zjarri nga afër. Disa nga ushtarët e vdekur kishin të lidhura duart pas kokës, tha një punonjës mjekësor për agjencinë AP.
Kryengritësit në pjesën e mbizotëruar nga sunitët në Irakun verior dhe perëndimor kanë luftuar me forcat e sigurisë, nën komandën e Qeverisë të kryesuar nga Shia.
Dhuna ka arritur kulmin përsëri, që prej konfliktit sektar të dekadës së fundit.
OKB-ja thotë se më shumë se 8 mijë njerëz janë vrarë në Irak vitin e kaluar, shifra këto që janë më të lartat që prej vitit 2007.
Por shumë analistë dhe diplomatë thonë se Qeveria, e udhëhequr nga Kryeministri Nuri al-Maliki ka kontribuar në trazirat që mundohen të tjetërsojnë pakincën suite.
Iraku ka mbajtur zgjedhje parlamentare në fillim të këtij muaji. Rezultatet akoma nuk janë shpallur.
Bombardimet e Qeverisë
Zyrtarët policor njoftojnë se sulmi afër qytetit të Mosul-it ndodhi të shtunën mbrëma. Sidoqoftë, një ushtarë ka thënë për AFP se ky sulm ka ndodhur më herët gjatë javës.
Zyrtarët policorë gjithashtu ofruan versione të ndryshme se si ushtarët ishin vrarë, dhe disa thonë se ata ishin rrëmbyer nga baza dhe më pas ishin ekzekutuar.
Një zyrtarë i lartë i policisë, ka kundërshtuar lajmet se ushtarët që ishin vrarë, kishin pasur të lidhura duar pas kokës.
Ushtarët irakian të vrarë, kanë qenë përgjegjës për ruajtjen e një tubacioni të naftës aty pranë.
Të shtunën, 11 veta u raportuan se ishin vrarë në qytetin perëndimor, në Falluja. Zyrtarët mjekësor thanë se vdekjet e tyre ishin shkaktuar nga bombardimet e qeverisë dhe nja një shpërthim në një makinë.
Forcat e sigurisë janë përpjekur për të rimarrë qytetin nga militantët që kanë bazën atje.
(BBC)