Vrau të birin – Tiranë, 74-vjeçari: Kishim konflikte, djali më shante dhe bullizonte
Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, pasi vrau me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni. Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte. 74-vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata…
Lajme
Hekuran Gjoni ka dhënë një dëshmi të shkurtër për grupin hetimor, pasi vrau me thikë djalin e tij 37-vjeçar, Asim Gjoni.
Ai ka pohuar se me të birin kishte shpesh konflikte për shkak se sipas tij, e shante dhe e bullizonte.
74-vjeçari ka treguar më tej se nuk donte që ta vriste djalin, por situata doli jashtë kontrollit.
Për shkak të gjendjes së rënduar, ai do të merret sërish në pyetje. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e tyre tek “Kodra e Priftit” në Tiranë.