Vrau ish-gruan shtatzënë, kryen vetëvrasje Sokol Halili

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se pas një pune intensive te të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit. Sveçla ka shtuar se, përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë vetën, shkruan lajmi.net. “Pas një pune intenzive të…

Lajme

02/12/2022 14:11

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se pas një pune intensive te të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e Sokol Halilit.

Sveçla ka shtuar se, përkundër tentativës së zyrtarëve policorë që të negociojnë dorëzimin, dorasi ka vrarë vetën, shkruan lajmi.net.

“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, ka thënë Sveçla.

“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka përfunduar Sveçla. /Lajmi.net/