Vrasjet e fundit në Kosovë, Tahiri: Kemi hyrë në rrugë të gabuar si shoqëri duhet reflektim serioz
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë, por edhe gjithë vendin. Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Vushtrri- ku si shkak i vrarë mbeti një person. Po ashtu një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanofc të Vushtrrisë. Ku nga disa të shtëna me armë zjarri, të vdekur kanë…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Vushtrrinë, por edhe gjithë vendin.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në Vushtrri- ku si shkak i vrarë mbeti një person.
Po ashtu një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stanofc të Vushtrrisë.
Ku nga disa të shtëna me armë zjarri, të vdekur kanë mbetur dy persona.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë . Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje””, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti për lajmi.net.
Për këto dy ngjarje ka reaguar edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), i cili tha se dy vrasjet e fundit janë këmbana të fuqishme për ata që kanë vesh.
“Kemi arritur në një pikë kritike kur dhuna, vrasjet dhe tragjeditë janë bërë pjesë e jetës sonë të përditshme. Dje, një djalë 19-vjeçar u vra pas iftarit, duke u qëlluar dhe duke u kthye në shtëpi pa frymë. Dhe sot, një tjetër vrasje e tmerrshme ku një grua e pafajshme u vra”, ka shkruar Tahiri.
Tutje ai ka bërë një pyetje duke thënë se a duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri.
“Çfarë duhet të ndodhë më shumë për të kuptuar se kemi nevojë për një reflektim serioz gjithë-kombëtar dhe një ligj të fortë për armët pa leje? A duhet të ndodhin edhe më shumë humbje jetësh për të reaguar si shoqëri”, shkroi Tahiri në Facebook. /Lajmi.net/
&;