Vrasje në Tiranë, kuzhinieri dyshohet se theri me thikë kamerierin në “Komunën e Parisit”

Në orët e drekës të kësaj të marte është raportuar për një ngjarje të rëndë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person u plagos me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë një kompleksi pallatesh, në ambientet e një lokali. Mediat në Tiranë raportojnë se kuzhinieri i një lokali ka therur për vdekje…

Lajme

28/10/2025 17:58

Në orët e drekës të kësaj të marte është raportuar për një ngjarje të rëndë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ku një person u plagos me thikë.

Ngjarja ka ndodhur pranë një kompleksi pallatesh, në ambientet e një lokali.

Mediat në Tiranë raportojnë se kuzhinieri i një lokali ka therur për vdekje kamerierin.

Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, mësohet se i plagosuri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka vdekur në spital.

 

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Viktima është identifikuar si Indrit Ismaillari, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja. Ai është goditur me thikë nga kolegun i tij, Filip Shehu, pas një sherri të çastit.