Vrasje në tentativë në Podujevë, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për një tentim vrasje në Podujevë, ditën e djeshme. Sipas njoftimit tw Policisë thuhet se viktima dyshohet se është sulmuar me thikë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor. Po ashtu tutje theksohet se në këtë rast janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar…

Lajme

04/11/2025 09:27

Tre persona janë arrestuar për një tentim vrasje në Podujevë, ditën e djeshme.

Sipas njoftimit tw Policisë thuhet se viktima dyshohet se është sulmuar me thikë. I njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor.

Po ashtu tutje theksohet se në këtë rast janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i plotë:

Podujevë / 03.11.2025 – 14:35. Është pranuar një informatë për përleshje mes disa personave. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima mashkull kosovar i lënduar, i cili dyshohet se është lënduar me një mjet i mprehtë-thikë, dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman të mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/