Vrasje në tentativë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës bënë të ditur se është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës në lëvizje, derisa e drejtonte viktima mashkull.

Lajme
Siç njofton Policia, ngjarja ka ndodhur në Fshati Sllatinë e Madhe, të Fushë Kosovë të martën pasdite, raporton lajmi.net.
Policia bënë të ditur se përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, nuk raportohet për të lënduar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie me 14 copë fishkë të kalibrit 12 mm.
Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.