Vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje – Arrestohen katër persona në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Podujevë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kryer në tri vepra penale, vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje. Policia ka dal në vendngjarje si dhe ka kryer bastisje në dy lokacione, në shtëpitë e të dyshuarve ku kanë gjetur…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona në Podujevë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë kryer në tri vepra penale, vrasje në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje në rrahje.
Policia ka dal në vendngjarje si dhe ka kryer bastisje në dy lokacione, në shtëpitë e të dyshuarve ku kanë gjetur dhe konfiskuar 1 pistoletë me 50 fishekë, 2 karikatorë të aK-47 me 45 fishekë, ndërsa në lokacionin e dytë 10 fishekë të armës së shkurtë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
“Podujevë 21.10.2025 – 14:53. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar, nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rastet e lartcekura. Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në dy lokacione- në shtëpitë e të dyshuarave kanë gjetur dhe konfiskuar: 1-pistoletë me 50-fishekë, 2-karikatorë të AK-47 me 45-fishekë, ndërsa në lokacionin e dytë 10-fishekë të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/