Vrasje e rëndë në Prishtinë, babai qëllon për vdekje djalin e tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Ndue Përlleshi" në Prishtinë.

Lajme

27/01/2021 17:36

Burime të lajmi.net kanë treguar se babai e ka qëlluar për vdekje të birin e tij për motive që ende mbesin enigmë, shkruan lajmi.net.

Sipas këtyre burimeve, viktima është A.K ka vdekur në vend dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Lajmi.net ka tentuar të marrë konfirmimin nga Policia e Kosovës por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.

Lajmi.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin. /Lajmi.net/