Vrasja në Malishevë- Ky raportohet se është i dyshuari që vrau miqtë kur shkoi ta marrë gruan tek ta

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm. Burime të besueshme të Sinjalit, bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gullbovc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit. Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar…

Lajme

06/11/2025 13:06

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Malishevën dhe jo vetëm.

Burime të besueshme të Sinjalit, bëjnë të ditur se personi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Gullbovc është Astrit Isufi nga Sankovci i Drenasit.

Sipas informacioneve fillestare, viktimat janë dy vëllezër, të moshave rreth 32 dhe 45 vjeç, të cilët janë qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së tyre. Ngjarja dyshohet se ka pasur motiv familjar, i cili kishte filluar më herët mes palëve.

Rrethanat e ngjarjes

I dyshuari, sipas hetimeve paraprake, sot ka shkuar në shtëpinë e viktimave për të marrë gruan e tij. Pasi është larguar disa metra, ai është kthyer përsëri dhe ka hapur zjarr ndaj dy vëllezërve që ndodheshin para derës së shtëpisë. Të dy kanë ndërruar jetë si pasojë e të shtënave, njëri në vendin e ngjarjes e tjetri rrugës.

Dyshohet se edhe vëllai i të dyshuarit kishte pasur konflikte të mëhershme me viktimat, të cilat mund të kenë shkaktuar rëndimin e situatës dhe shpërthimin e dhunës fatale sonte.