Vrasja në Klinë në vitin 1991, sot është paraburgosur dorasi

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore te Pejës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit P.G.

Lajme

16/06/2017 15:56

I pandehuri P.G. shqiptar shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale Vrasje e rende nga neni 179 par. 1 pika 1.5 te KPRK-së dhe vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 189 par. 1 lidhur me par. 5 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të  llogaritet nga dita e arrestimit të pandehurit me datë 16.06.2017 dhe do të zgjasë deri me datën 16.07.2017.

“I pandehuri është paraburgosur si i dyshuar kryesor se me date 20.07.1991 rreth orës 08:00 ne oborrin e Restorantit “Fontana “të Klinës, me dashje me arme te zjarrit ka privuar nga jeta tani te ndjerin A.M. me çka ka kryer vepër penale nga neni 30 al.2 pika 2 te Ligjit Penal te Kosovës i cili ka qenë në fuqi në atë kohe”.

Për shkak se i  pandehuri ka qenë në arrati, ndaj të pandehurit është lëshuar urdhër arrestivendor, e me pas në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë se Republikës së Kosovës është lëshuar letër rreshtimi ndërkombëtar dhe me datën 16.06.2017 i pandehuri është arrestuar nga policia e Kosovës dhe po atë ditë është sjell ne gjykatë.

Palët  gëzojnë të drejtën e ankesës ndaj këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit. /Lajmi.net/