Vrasja në Hajvali, i dyshuari ende në kërkim

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali, i dyshuari Xhemail Nuhiu ende ndodhet në arrati. Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka thënë se ende nuk është arrestuar i dyshuari. Ndërkaq, një ditë më parë njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale…

Lajme

13/08/2025 12:17

Pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi mbrëmjen e së hënës në Hajvali, i dyshuari Xhemail Nuhiu ende ndodhet në arrati.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala ka thënë se ende nuk është arrestuar i dyshuari.

Ndërkaq, një ditë më parë njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për veprën vrasje që ka ndodhë mbrëmë në Hajvali.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia njofton se personi i  dyshuar XHEMAIL (BAJRAM) NUHIU ndodhet në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së tij, na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected], Android #app: Lajmero Policine, Tel: 192.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri.

Sipas një njoftimi për media viktima u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.

Tutje në njoftim thuhet se menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policisë se Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.