Vrasja në Gjakovë, dalin pamje nga vendi i ngjarjes
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, saktësisht rreth orës 05:30 të mëngjesit. Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, saktësisht rreth orës 05:30 të mëngjesit.
Një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri.
Ai ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj.
Siç dihet deri më tani, viktima është R.B rreth 38 vjeç, i plagosur është E. M ndërsa i dyshuar është N. Z, pronari i lokalit “My Place” i cili po kërkohet nga Policia.
TV Syri Vision ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.