Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tragjike e marsit të vitit 2025

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026, rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhur me çështjen penale ku i pandehur është B.D, i akuzuar për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, më datë 23.03.2025 rreth orës 20:30 në Vushtrri, i akuzuari me dashje e ka privuar nga jeta viktimën, A.Z, pasi që me armën e…

Lajme

27/03/2026 17:09

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka zhvilluar, sot më, 27.03.2026, rikonstruktimin e vendit të ngjarjes lidhur me çështjen penale ku i pandehur është B.D, i akuzuar për vrasje të rëndë.

Sipas aktakuzës, më datë 23.03.2025 rreth orës 20:30 në Vushtrri, i akuzuari me dashje e ka privuar nga jeta viktimën, A.Z, pasi që me armën e zjarrit të llojit pistoletë e kishte gjuajtur dhe e goditur viktimën tri herë në trup.

Viktima si pasojë e plagëve të shumëfishta të shkaktuara nga predhat e hedhura nga arma e zjarrit pësoi dëmtime të rënda në mushkëri dhe mëlçi duke i sjellë gjakderdhje masive dhe pamjaftueshmëri të menjëhershme respiratore.

Sipas Prokurorisë së Mitrovicës, viktima, kishtë ndërruar jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë, me ç’ rast nga të shtënat nga arma e zjarrit e të pandehurit në rrugë publike ishte vënë në rrezik edhe jeta e pjesëmarrësve në komunikacion.

“Rikonstruktimi është zhvilluar në prani të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të pandehurit, i dëmtuari, dëshmitari si dhe zyrtarëve hetimorë: Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) dhe Njësia e Forenzikës si dhe ekspertë nga lemitë përkatëse si: Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), Agjencioni i Kosovës për Forenzikë (AKF) , zyrtarë të Policisë së Kosovës, si dhe në përputhje të plotë me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.