Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, Policia publikon foton e një të dyshuari

Hetuesit belgë po kërkojnë të identifikojnë personin që ka kryer vrasjen e Agustin Kazasit, shqiptarit, i cili u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje më 28 prill 2024, në Belgjikë. Policia publikoi foto të autorit të dyshuar, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve t’i kontaktojnë nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij. Mediat…

Lajme

10/09/2025 16:16

Hetuesit belgë po kërkojnë të identifikojnë personin që ka kryer vrasjen e Agustin Kazasit, shqiptarit, i cili u qëllua për vdekje në tarracën e një kafeneje më 28 prill 2024, në Belgjikë.

Policia publikoi foto të autorit të dyshuar, teksa u ka bërë thirrje qytetarëve t’i kontaktojnë nëse kanë informacion për vendndodhjen e tij.

Mediat atje raportojnë se policia ka lëshuar një urdhër të tretë kërkimi në kuadër të hetimeve për vrasjen e Kazës.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit ka publikuar deri tani tri njoftime zyrtare kërkimi, për tre persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në ngjarje.