Vrasja e rreshterit Lika-Në mesin e të arrestuarve një 18 vjeçar e një ish ushtar i Kosovës, disa nga ta dyshohen për djegien e Gjykatës në Kaçanik

Një vrasje e rëndë ndodhi më 1 prill në Komunën e Kaçanikut. Pikërisht para hyrjes së bllokuar banesor në të cilën jetoi për shumë vite u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Muhamed Lika. Vrasja e Likës nxiti reagime të shumtë- e padyshim u kërkua vazhdimisht që të zbardhen hetimet në këtë rast. Që në…

Lajme

21/04/2025 12:25

Një vrasje e rëndë ndodhi më 1 prill në Komunën e Kaçanikut.

Pikërisht para hyrjes së bllokuar banesor në të cilën jetoi për shumë vite u vra rreshteri i Policisë së Kosovës Muhamed Lika.

Vrasja e Likës nxiti reagime të shumtë- e padyshim u kërkua vazhdimisht që të zbardhen hetimet në këtë rast.

Që në orët e para të mëngjesit në Kaçanik, por edhe në një fshat të Klinë sot zbarkuan zyrtarë të shumtë policorë.

Nga ky aksion u arrestuan shtatë persona të dyshimtë, në mesin e tyre edhe një ish-pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe një i ri që sot mbushi 18 vjeç.

Në një konferencë për media ndër të tjerash Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha deklaroi se motivet që dyshohen se quan deri tek vrasja e tij ishte puna e tij zyrtare.

Po ashtu Kryeprokurori i Ferizajt Burim Çerkini njoftoi se grupi që ishin 7 persona nuk dyshohen se ishin grup i organizuar kriminal që funksionte me celula.

Pjesë të ndara nga ky deklarim:

“Janë zhvilluar hetime intensive dhe sot kemi konkretizuar operacionin policor që është zhvilluar në Kaçanik me bastisje , operacion u zhvillua me autorizim të Prokurorisë. Janë bastisur 9 lokacione, shumica e tyre në Kaçanik dhe një në Klinë. Gjatë operacionit janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë që dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit tonë.Të arrestuarit janë në proces të intervistimit, gjatë operacionit s’ka pasur ndonjë incident dhe s’ka pasur ndonjë person të lënduar. Pastaj me vendim të prokurorit do të vazhdohet tutje në lidhej me procedurën. ”deklaroi Hoxha, shkruan lajmi.net.

Ai njoftoi se gjatë operacionit janë sekuestruar dy vetura, telefona celularë, llaptopë një armë zyrtare , maska, tyta armësh, kapela sportive, rroba, fishekë e dylbi që do të shërbejnë për dokumentimin e vrasjes së rendë. Kontrollet janë duke vazhduar akoma.

“Njësitë policore të udhëhequr nga Drejtoria e Krimeve të Rënda në asistencë kanë qenë njësitë tona speciale. Totalisht rreth 170 zyrtarë policorë kanë marrë pjesë në operacion”, shtoi ai.

“Ka qenë rast i ndjeshëm ku me 1 prill humbi jetën rreshteri Lika. Si Prokurori jemi falënderues për punën e madhe që ka bërë Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë deh gjithashtu edhe me gjykatën ku çdo kërkesë procedural është mbështetur nga ana e Gjykatës dhe sot kemi arritur ti arrestojmë shtatë persona që dyshohet me dyshim të bazuar mirë që kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Lika”,deklaroi prokurori.

Ai theksoi se edhe në konferencën paraprake kemi thënë se do t’iu informojmë në lidhje me zhvillimet.

“Sot kemi rezultat mund të themi preliminar ku 7 persona janë duke u intervistuar dhe me vendim të prokurorit do të vazhdohet procedura më tutje. Sigurisht se ata do të shkojnë në mbajtje për procedura të mëtutjeshme. Bashkëpunimi institucional gjithmonë rezulton me rezultate pozitive siç është rasti i sotshëm. Në si prokurori dhe polici ia kemi pasur borgj policisë dh e rreshterit Lika që t’i bëjmë këto veprime dhe të kemi këtë rezultat “deklaroi Kryeprokurori Çerkini, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë çështje në konferencë për media gazetarët kanë pyetur në lidhje me motivimin që dyshohet se ka çuar deri në këtë vrasje.

Me këtë rast u tha se në bazë të hetimeve të para dyshohet se deri tek vrasja ka shkuar si shkak i punës zyrtare të rreshterit Lika.

“Deri më tani është pak herët të flasim për motivim por sipas asaj që kemi lidhet motivi me punën e tij si polic, si pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Dyshimet tona janë që vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare, por motivi do të hetohet pas intervistimit dhe ekzaminimit dhe pajisjeve që janë sekuestruar”.

Gjatë deklarimit ndër të tjerash Hoxha tha se në aksionin e sotëm morën pjesë rreth 170 zyrtarë policorë, ku u arrestuan shtatë persona të dyshimtë.

Ai njoftoi se në mesin e të arrestuarve është një ish-pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Deri më tash nuk ka persona nga Policia e Kosovës të arrestuar por edhe një ish-pjesëtarë i FSK-së i arrestuar pra është ish dhe nuk është pjesëtarë aktiv. Është një armë me leje që është sekuestru e duhet shiku pastaj se si ka mbet aty. Nuk tash se është armë e policisë, pra është armë me leje”tha ai, transmeton lajmi.net.

Ai ritheksoi se i dyshuari i arrestuar në këtë rast “ka qenë pjesëtarë i FSK-së, pra s’është aktiv as i Policisë as i FSK-së”.

Gazmend Hoxha njoftoi se mbetet të shihet se çfarë dihet për të arrestuarit, por se dyshohet se disa nga ta ishin edhe më herët të arrestuar si grup kriminal.

“Mbetet të shihet back-roundi i tyre pasi disa prej tyre kanë qenë të arrestuar më herët, pra të shihet se çfarë dihet. Disa kanë qenë të arrestuar më herët për prirje ekstremiste, për çështjen e terrorizmit duhet të shohim pastaj pasi hetimet duhet vazhduar, por janë persona të dyshimtë e të rrezikshëm që dyshohet se kanë kryer këtë vrasje e kanë bërë edhe organizime të tjera”,tha ai, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash Hoxha konfirmoi se njëri nga të arrestuarit sot ka mbushur 18 vjeç.

“Në ndërkohë do t’u japim një komunikatë me të gjitha inicialet dhe por po mund të konfirmojmë se po njëri nga të arrestuarit sot mbush 18 vjeç”.

“Rreshteri jonë ka qenë në detyrë zyrtare kur kanë ndodhur këto rast, e ka qenë në hetime. Pra disa prej tyre kanë qenë të arrestuar nga rastet e mëhershme që lidhen edhe me djegien e gjykatës në Kaçanik”, deklaroi ai.

Po ashtu Hoxha tha se ka dyshime fillestare për motivin që vrasja e tij lidhej me punën zyrtare, por mbetet të vërtetohet.

“Kemi dyshimet fillestare që vrasja e tij ndërlidhet me punën e tij zyrtare- mbetet me u vërtetu pra.Të mos e marrim si punë të kryer që kjo është e saktë pra motivi”,shtoi ai.

Hoxha deklaroi se arma me të cilën është kryer vrasja nuk është gjetur ende.

“Disa prej tyre kanë qenë të arrestuar që lidhen me djegien e gjykatës si dhe me shpërndarjen e pamfleteve”.

“Gjatë ditës së sotme është arrestuar edhe një person që është biri i një polici , në shtëpinë e të cilit, ne kemi kryer bastisje. Me qëllim të verifikimit të çdo mundësie është sekuestruar arma e tij zyrtare. Është arma e Policisë së Kosovës, e një polici, i cili punon në Policinë Kufitare. Andaj mbetet të verifikohet dhe sqarohet se mos është përdorur në këtë rast apo rastet e tjera”, tha Hoxha./Lajmi.net/