Vrasja e rëndë në Prizren, arrestohet për “shtytje në vrasje” edhe nëna e dy vëllezërve të dyshuar
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Koraj të Prizrenit. Dy vëllezër të cilët tashmë janë arrestuar dyshohet se kanë therur me thikë kushëririn e tyre, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Përveç viktimës, lëndime ka pësuar edhe babai i tij, shkruan lajmi.net. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi…
Lajme
Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Koraj të Prizrenit.
Dy vëllezër të cilët tashmë janë arrestuar dyshohet se kanë therur me thikë kushëririn e tyre, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
Përveç viktimës, lëndime ka pësuar edhe babai i tij, shkruan lajmi.net.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për lajmi.net se për këtë rast, dje rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas në shtëpinë e viktimës.
Bytyqi ka thënë se gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme.
“Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar disa dëshmitarë. Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është intervistuar edhe nëna e të dyshuarve në cilësinë e të dyshuarës, në prezencë të mbrojtëses së saj, nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vrasje”. Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/