Vrasja e policit në Zllatar, i akuzuari qan në Gjykatë
Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin ku kishte mbetur i vrarë polici Lirim Haxholli. Në gjykatë po vazhdon të gjykohet Fatlum Mehmeti, i cili gjithashtu ishte polic dhe tash po akuzohet për vrasjen e shokut të tij gjatë një ndeje të organizuar në fshatin Zllatar, natën e 18 shkurtit të vitit 2022, shkruan…

Lajme
Sot është mbajtur seanca e radhës për rastin ku kishte mbetur i vrarë polici Lirim Haxholli.
Në gjykatë po vazhdon të gjykohet Fatlum Mehmeti, i cili gjithashtu ishte polic dhe tash po akuzohet për vrasjen e shokut të tij gjatë një ndeje të organizuar në fshatin Zllatar, natën e 18 shkurtit të vitit 2022, shkruan lajmi.net.
Gjatë dëshmisë së dëshmitarëve që kishin qenë të pranishëm, i akuzuari Fatlum Mehmeti është parë duke qarë në gjykatë.
Ndërkaq, avokati Besnik Berisha i cili përfaqëson familjen e viktimës ka deklaruar ndër të tjerash që po dëgjon detaje të padëgjuara më parë.
Në një moment, ai i ka thënë të akuzuarit dhe dëshmitarëve që ‘arma nuk shkrepet vet’.
Më poshtë ndiqni videon e vitit të kaluar nga vendi ku kishte ndodhur ngjarja tragjike: