Vrasja e opozitarit rus, një i dyshuar është vetëvrarë (Video)

Një i dyshuar për vrasjen e Boris Nemtsov është vrarë me granatë kur policia mbrëmë e ka rrethuar banesën e tij raportojnë mediat botërore.

Bota

08/03/2015 21:54

Policia mbrëmë e ka rrethuar banesën e të dyshuarit në Grozni por ai është vetëvrarë duke e aktivizuar granatën, raporton gazeta britanike The Telegraph.

Njëri nga të arrestuarit po ashtu sipas mediave ka shërbyer si pjesëtar i policisë dhe ka marrë pjesë në luftën kundër rebelëve islamistë.

Pesë të dyshuar për vrasjen e Nemtsovit janë arrestuar deri më tani bëjnë të ditur hetues nga Rusia.

Të arrestuarit janë Zaur Dadajev, Anzor Gubashev, Shagid Gubashev, Ramzan Bahajev dhe Tamerlan Eskerhanov. Dadajev e ka pranuar pjesëmarrjen në vrasje ndërsa gjykata ia ka caktuar paraburgimin deri më 28 prill.

Arrestimet dhe aktivitetet e Policisë janë fokusuar në Kaukazin Verior. Të dyshuarit sot u paraqitën në Gjykatë. Policia speciale ruse, u soll në mënyrë brutale ndaj tyre, derisa i sillte në gjykatore të dyshuarit.

Shikoni vidon e mëposhtme:

YouTube player